Murinjos i revoltuar që ekipet e Championsit i përzihen në “punët e tij”!

Trajneri i Romës nuk ka ndërmend të mos e thotë atë që mendon dhe kështu bën edhe këtë herë. Zhoze Murinjo është i zemëruar që në Ligën e Europës ka edhe ekipe që vijnë nga Championsi, falë formulës së dy kupave kontinentale. Kjo do të thotë se skuadra e tij, që e nisi sezonin pikërisht në Ligën e Europës, do të ketë rivalë të vështirë të ardhur nga elita. Të tillë janë Juventusi, Leverkusen, Sportingu i Lisbonës dhe Sevilja, ndonëse Roma do të luajë ndaj Fejënordit në një përsëritje të finales së vjetshme. Në Ligën e Europës ishin edhe ekipe të tjera të Championsit, si Barcelona, Ajaksi, Salcburgu apo Shahtari i Donjeckut.

Sfidanti.al