Sakrilegj në Spanjë, Barça e Real përballen në gjysmëfinale të Kupës!

Po flasim për El Klasikon e basketbollit për meshkuj, që është po aq emocionues sa ai i futbollit. Gjithmonë, dy gjigandët e Spanjës janë ndeshur në finale të mëdha, sidomos kur flasim për kampionatin dhe Kupën e Mbretit dhe ata që hidhnin shortin ishin kujdesur që të mos kishte përplasje më përpara. Këtë herë ndodhi ndryshe. Pas shortit çerekfinal u kuptua se Reali e Barcelona do të ndeshen në gjysmëfinale nëse do të kualifikohen, diçka që pritet të ndodhë. Ndeshjet që nga çerekfinalet do të jenë në sistem grumbullimi në Badalonjë në datat 16-19 shkurt. Reali ndeshet me Valencian, ndërsa Barcelona me Unikahën e Malagës, ndërsa në krahun tjetër janë Lenovo e Tenerifes ndaj Gran Kanaries dhe Hoventud i Badalonjës (ekipi vendas) kundër Baskonias.

Sfidanti.al