Nënkampioni i botës dhe ish-kampioni i botës e tha fjalën e tij, ndonëse nuk gjeti ndonjë arenë të madhe për ta bërë këtë gjë. Kilian Mbapeja u bë i pari lojtar i Paris SG që shënon 5 gola në një ndeshje zyrtare dhe kjo ndodhi në sfidën e Kupës së Francës ndaj Pais de Kasel. Fitorja ishte 7-0 dhe trajneri Galtie hodhi në fushë jo vetëm sulmuesin kryesor, por edhe Nejmarin dhe Sergio Ramosin. Kjo, për një ndeshje me një ekip të kategorisë së gjashtë, ndërsa në të tetat e finaleve PSG do të përballet me Marsejën.
Sfidanti.al