Viti 2023 ka nisur në mënyrën më të mirë. Nëse shikon rezultatet e skuadrës së kryeqytetit, nuk ka sesi të mos kesh vlerësim, pasi në 5 sfida, janë fituar 4 dhe barazuar 1. Barazimi 2-2 në “San Siro” ndaj Milanit mbahet veç, edhe pse nuk u meritua me lojë, por gjithsesi “huqi” nuk largohet: Roma e Zhoze Murinjos ka marrë 13 pikë duke shënuar 8 gola. Kundër Xhenoas u arrit kualifikimi në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Edhe nëse sheh renditjen e Serisë A, dallon se verdhekuqtë kanë 37 pikë, por me vetëm 25 gola të realizuar. Sidoqoftë, fitorja 2-0 në fushën e Specias mund të cilësohet me paraqitjen më të mirë të sezonit, me shumë më tepër gjuajtje (10-5 dhe 4-0 në kuadrat). Për fat të keq, Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë duke qenë në stol, ndërsa treshja e mbrojtjes ishte ajo standarde, Mansini-Smolling-Ibanjez.
Sfidanti.al