Harri Kejn arrin legjendën e Spërsave, Xhimi Grivs me 266 gola!

Totenhemi mund të mos e fitojë titullin dhe ai do ta ketë të vështirë të kënaqë ëndrrën krejtësisht natyrale për trofe, por gjithsesi po e tregon veten. Harri Kejn arriti një tjetër “gur kilometrik”  në karrierë, duke barazuar rekordin e golave me Totenhemin, tashmë me 266, po aq sa legjenda Xhimi Grivs. Kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme kur kapiteni i Anglisë realizoi rrjetën e vetme në fitoren e vështirë 1-0 në fushën e Fulhamit në Premier Ligë. Me këtë sukses, ai ndihmoi Spërsat që të hyjnë sërish në shina për kualifikimin në Champions, ndërsa nuk ka ndërmend që t’i braktisë. Pritet që të rinovojë kontratën dhe të mos shkojë as tek Bajerni dhe as tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al