Bilbao është “viktima” e preferuar e Benzemasë, i ka shënuar 17 gola!

Nuk është ende në lartësitë e ish-shokut të tij të ekipit, Kristiano Ronaldos, i cili ka pasur preferencë Seviljen me 27 goditje të sakta në portë, por edhe Atletikon e Madridit me 25, Getafen me 23 dhe Seltën me 20. Padyshim, që nuk mund të ëndërrojë t’i afrohet legjendës Lionel Mesi që ka 37 gola ndaj Seviljes, 31 ndaj Atletikos, 28 kundër Valencias, 27 ndaj Realit të Madridit dhe 25 në derbin ndaj Espanjolin. Gjithsesi, Karim Benzema është numri 1 ndër “tokësorët” duke arritur në 17 gola kundër Bilbaos, “viktimës” së tij kryesore në kampionatin spanjoll, ndërsa në total ka 19 rrjeta kundër baskëve!

Sfidanti.al