A do të mundet Reali të reagojë pas 3 humbjeve radhazi me Barçën?!

Është radha për një tjetër El Klasiko, këtë herë për gjysmëfinalen e Kupës. Këtë sezon është Barcelona që kryeson ndaj Realit të Madridit, edhe pse e humbi derbin e parë të Spanjës në La Ligë. Pas 1-3, për katalasit erdhën fitoret 3-1 në Superkupën e Spanjës, 1-0 në Kupën e Mbretit në “Bernabeu” dhe 2-1 në La Ligë në “Kamp Nou”. Nuk dihet nëse këtë të mërkurë do të ketë reagim nga ana e madrilenëve të cilët duhet të fitojnë në Barcelonë që të kualifikohen për në finale.

Sfidanti.al