Barcelona dhe Real Madrid nuk mund ta përdorin emrin El Klasiko

Dy klubet e mëdhenj të Spanjës e kanë të ndaluar që të përmendin apo shkruajnë shprehjen që simbolizon duelet mes tyre. Real Madrid dhe Barcelona nuk mund ta përdorin fjalën “El Klasiko” për arsye marketingu. Është ky vendimi i një gjykate spanjolle, që i ka dhënë fund një beteje të gjatë ligjore. Të dy klubet, skuadrat e të cilëve dhurojnë atë që konsiderohet si një nga ndeshjet më emblematike të futbollit botëror kërkonin regjistrimin e këtij emri. Por gjykata ka vendosur, se këtë e kishte bërë më parë “La Liga”. Pra vetëm ajo mund ta përdorë këtë term dhe se Barcelona apo Real Madrid nuk mund ta shfrytëzojnë fjalën “El Klasico” në fushatat e tyre të marketingut.

Sfidanti.al