Mançester Junajtidi e ka kthyer “Old Trafordin” në një fortesë!

“Djajtë e kuq” nuk priteshin të tillë, ndërsa sezoni më në fund mund të konsiderohet i shkëlqyer, të paktën në shtëpi. Statistikat nuk gabojnë dhe thonë se Mançester Junajtidi ka fituar 14 nga 18 ndeshjet e Premier Ligës, si dhe ka vetëm 2 humbje gjithë edicionin, me 26 fitore në “Old Traford”. Humbja e fundit ka ndodhur në tetor. Vetëm Sër Aleks Fergusoni ka udhëhequr ekipin në një sezon më të mirë në të gjithë historinë, në 2002-2003.

Sfidanti.al