Është një nga legjendat e të kuqve dhe padyshim që i bëhet qejfi që ekipi i tij i zemrës po shkon drejt titullit. Partizani e ka një dorë në trofeun e Superligës, pas barazimit të Tiranës në Rrogozhinë ndaj Bylisit, dhe Ledio Pano mendon se jo vetëm që penalltia e dhënë nga Kridens Meta ishte e përligjur, por edhe se bardheblutë e patën fajin vetë që humbën rastet. i pyetur nëse kampionati është luajtur në fushë apo jashtë saj, i biri i të madhit Panajot Pano deklaroi se “për mendimin tim, 90 për qind u luajt në fushë”, duke shtuar se “dyshime do të ketë gjithmonë”. E pra, ndoshta vendimtar mund të ketë qenë 10 për qind e kampionatit që mund të jetë luajtur jashtë fushe.
Sfidanti.al