Matvej Petrov sërish, medalje e artë në Kupën e Botës së Sfidantëve!

Kur tre vjet më parë arriti suksesin e madh, ishte sensacioni i kontinentit. Matvej Petrov i dha atëherë Shqipërisë medaljen e parë ndërkombëtare në gjimnastikë, madje medaljen e artë, pasi u shpall kampion i Europës, ndërsa sukseset nisi t’i provonte edhe për 2023-in. Gjimnasti me kombësi ruse, dhe i natyralizuar si shqiptar, garoi për flamurin kuqezi në “World Challenge Cup” në Romë, duke zënë vendin e parë. Ky ishte suksesi i parë i Petrovit në një konkurrim të Kupës së Botës së Sfidantëve, për këtë vit. Si çdo herë tjetër, 32-vjeçari shkëlqeu dhe triumfoi në disiplinën e tij të preferuar, atë të kalit me doreza.

Faqja zyrtare e Federatës Botërore të Gjimnastikës i bëri Petrovit një koment brilant për nivelin e tij teknik. “Kur kalon testin Busnari, mund të presësh që të festosh brenda një kohe shumë të shkyrtër”, – ishte diçitura në Instagram, ku ishte botuar edhe videoja e interpretimit të tij. Një tjetër medalje e artë e Petrovit për Shqipërinë, ndërsa ai ka tre medalje të arta, një argjendi dhe dy bronzi në “World Challenge Cup”, përveç titullit europian dhe medaljes së bronzit botërore, këtë të fundit të fituar për Rusinë.

Sfidanti.al