Një problem i jashtëzakonshëm për trajnerin Ksavi Hernandez në prag të El Klasikos që do të luhet sonte në Madrid për Kupën e Mbretit. Është gjysmëfinalja e parë në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”, dhe Barcelona nuk do të ketë disa nga lojtarët më të mirë, sidomos ata të vijës së parë. Robert Levandovski është i dëmtuar, po ashtu Usman Dembele, si dhe mesfushori kryesor Pedro. Të tre kanë shënuar 40 gola, dhe 25 janë të polakut, 8 të francezit dhe 7 të Pedrit. Mungesa e këtij të fundit është edhe problem për lojën pasi mungon fantazia në metrat e fundit.
Sfidanti.al