Liverpuli është me halle, por gjithsesi zonën Champions mund ta arrijë!

Të kuqtë morën më në fund një fitore, edhe pse u duk se nuk do t’ia dilnin. Një 2-0 në “Anfild” ndaj Uolvesit, përballë një kundërshtari të ashpër që rezistoi fort dhe u desh minuta e 73-të që Virgil Van Dajk të shënonte më në fund. Pastaj erdhi radha e Mohamed Salahut për golin e dytë dhe Liverpuli ka tani 39 pikë në vend të 6-të në Premier Ligë, në pretendime të plota për zonën Champions. Nuk do të jetë e lehtë, por diferenca me Totenhemin dhe Njukasëllin nuk është e madhe. Trajneri Klop vlerësoi besimin e lojtarëve të tij dhe bëri thirrje të merrej maksimumi deri në fund. Të dielën që vjen është ndeshja e madhe në Premier ndaj Man. Junajtidit në “Anfild”.

Sfidanti.al