Hamilton nis sezonin me më shumë fitore se gjithë pilotët e tjerë!

Ka 30 vjet që garon në konkurrimet e shpejtësisë dhe nuk ka të ndalur. Ljuis Hamilton ka mbushur 38 vjeç dhe sërish do të jetë në timonin e një makine të Formula 1, përsëri të Mercedesit, ndërsa ka një diferencë të madhe me të tjerët lidhur me sukseset. Dakord, Maks Verstapen është favoriti sepse është kampion i botës për dy sezone radhazi, dhe sepse ka makinën më të mirë e duket më në formë. Sidoqoftë, piloti i Red Bullit ka 35 fitore, ndaj 103 të Hamiltonit, ndërsa 7 herë kampioni i botës ka edhe 103 vende të para në provat zyrtare. Të gjithë pilotët së bashku në Formula 1 këtë sezon kanë 90 fitore, ndërsa Hamiltoni nuk dihet nëse do të arrijë të sfidojë këtë edicion, dhe nëse do të rinovojë kontratë me Mercedesin.

Sfidanti.al