Bajerni nxjerr mësim nga rasti “Sane”, tani do të nisin gjobat!

Klubi bavarez e ka miratuar tashmë tabelën e ndëshkimeve. Natyrisht, nuk janë dënime të rënda financiare, sepse shkojnë nga 1 000 deri në 3 000 euro, por synimi është të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe bashkësi në skuadër. Bajerni do të zbatojë një tërësi rregullash me gjoba në rast vonesash apo problemesh të tjera disiplinore. Ka nga ata që vonohen në stërvitje, që humbasin autobusin e ekipit, apo raste të ngjashme, siç ndodhi me Leroi Sanenë së fundmi. Shefi ekzekutiv Oliver Kahn i ka kthyer gjobat, ndërsa propozimi nisi nga drejtues të tjerë, dhe u mbështet nga trajneri Nagelsman.

Sfidanti.al