Kupa e Anglisë, gjysma e ekipeve të çerekfinaleve jo në Premier!

I tillë konkurrimi më i vjetër i futbollit në botë. Luhet prej vitit 1872 dhe ende vazhdon e nuk ka të ndalur, ndërsa Kupa e Anglisë do të ketë çerekfinalet e këtij sezoni. Të papriturat si gjithmonë nuk kanë munguar dhe gjysma e skuadrave janë poshtë Premier Ligës. Bërnli është ekip i Championshipit, pra i kategorisë së dytë, ashtu si edhe Shefild Junajtidi dhe Blekbërni. Grimsbi është ekip i kategorisë së tretë dhe madje ndodhet në vendin e 16-të të kësaj lige me vetëm 38 pikë në 30 ndeshje. Kjo nuk e pengoi të eliminonte Sautheptonin e Premier Ligës. Shefild Junajtidi eliminoi Totenhemin duke arritur një sukses të madh këtë sezon. Ndeshjet do të luhen në 18 mars.

Shorti i çerekfinaleve

Man. Siti-Bërnli

Man. Junajtid-Fulham

Brajton-Grimsbi

Shefild Junajtid-Blekbërn

Sfidanti.al