Klubi bavarez e ka miratuar tashmë tabelën e ndëshkimeve. Natyrisht, nuk janë dënime të rënda financiare, sepse shkojnë nga 1 000 deri në 3 000 euro, por synimi është të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe bashkësi në skuadër. Bajerni do të zbatojë një tërësi rregullash me gjoba në rast vonesash apo problemesh të tjera disiplinore.
