Akord Milan-Inter, gjobat e Ibrahimovic dhe Lukakut jepen për bamirësi

Milani dhe Interi në një komunikatë zyrtare bënë të ditur se të dy klubet të ndërgjegjshëm se përfaqësojnë vlerat më autentike të sportit kanë stigmatizuar episodin që përfshiu Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakun në ndeshjen e 26 janarit për Kupën e Italisë duke e konsideruar atë si jo të përshtatshme me principet e fair play sportive.

Milani dhe Interi shtuan se për të qenë koherentë me vlerat e tyre, klubet impenjohen që t’i japin për bamirësi gjobat që do të jepen si vijim I paktit të kërkuar në bazë të rregullores së Federatës Italiane të Futbollit

Sfidanti.al