Fitorja mbi Gjermaninë, portieri i Maqedonisë tregon: Gjermanët u tërbuan, as nuk na komplimentuan

Ndeshja e  vlefshme për kualifikueset e Katar 2022 regjistroi një rezultat të pabesueshëm dhe rrezikon të krijojë një tërmet të vërtetetë te ‘Die Mannschaft’  dhe janë të shumtë ata që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Joachim Loew. Atmosferë krejt e kundërt është te skuadra maqedonase e shqiptarëve  dhe këtë e tregon portieri Stole Dimitrievski për të përditshmen ‘Marca’.

‘Është një cmenduri-thotë Dimitrievski për rezultatin e kësaj ndeshjeje-dicka e pabesueshme. Kur arbitri fërshëlleu për të mbyllur ndeshjen nuk mund ta besonim, ishte sikur tabela e rezultatit nuk ishte I vërtetë. Është momenti ynë, fitorja më rëndësishme e kombëtares sonë, rezultati më i mirë bashkë me kualifikimin për në evropian’

Më pas, Dimitrievski shpjegon sesi shkuan ngjarjet në sfidën me Gjermaninë.

‘E zhvilluam ndeshjen me qetësi, ishim të qetë-vijoi Dimitrievski-në cerekun e parë e dinum që duhet të ishim të përqendruar në mbrojtje dhe të mos bënim ganime. Por pak nga pak rritëm lojën e nisëm t’I afroheshim Ter Stegenit. Dhe ata filluan të kenë dyshime dhe të jenë nervozë. Por sigurisht që u shfaqën shpesh përballë meje, janë Gjermania. Prita një gjuajtje të Gnabry e Goretzka e dërgoi topin vetëm pak centimetra jashtë porte’.

Portieri maqedona nënvizoi edhe sjelljen aspak të mirë të kundërshtarëve.

‘Goli I Pandev na ndezi akoma më shumë, por ishte sikur ata thonin ‘nuk ka gjë jemi Gjermania, do të fitojmë ne’-tha Dimitrievski-besoj se në përgjithësi nuk na morën shumë seriozisht, sidomos media gjermane. Barazuan me një penallti që nuk ishte kaq e qartë dhe arbitri nuk akordoi një penallti të pastër për ne. por më pas erdhi goli I Elmas dhe për ta ishte goditja e fundit. Askush nuk na bëri komplimenta dhe kjo nuk është dicka e bukur. Me kë e shkëmbeva fanelën? Ishte e pamundur qëndruam në distancë 2 metra, aq të tërbuar ishin’.

Sfidanti.al