Të dy bashkë festojnë 77 vjet jetë, diçka që nuk ka lidhje me futbollin, por me moshën e tretë. Natyrisht, kur pjesëtohet për dy i bie më pak, por gjithsesi Zllatan Ibrahimoviç e Fabio Kualjarela janë tepër të shtyrë në moshë për këtë lloj loje. Ata do të ndeshen sot në “San Siro” duke qenë të lashtët e futbollit, me suedezin që arrin në 39 vjeç dhe italianin në 37. Të dy kanë shënuar 320 gola në Serinë A, nga të cilët 173 lojtari i Sampdorias dhe 147 ai i Milanit. Kuptohet Ibra ka shënuar mjaft gola në liga të tjera si në Suedi, Holandë, Angli, Francë, Spanjë dhe SHBA. Këtë sezon, Zllatani ka 15 rrjeta ndërsa “Kualja” do edhe një që të arrijë në dy shifra. Sot ata do të jenë përballë në 12:30 në javën e 29-të të Serisë A.
Sfidanti.al