UEFA ka bërë publike shifrat e gjobave të vendosura për Federatat, të cilat ishin pjesë e fazës së grupeve në Euro 2024. Mësohet se vetëm tre tifozeri janë shembullore pasi me sjelljen në stadiume nuk u kanë kushtuar asnjë euro Federatave respektive. Mes Federatave të ndëshkuara spikat edhe ajo gjermane, e cila ndryshe nga të tjerat nuk është gjobitur për sjelljen e tifozëve të saj, por për faktin se në dy takime nuk ka garantuar siguri të mjaftueshme në fushë. Sipas të dhënave rezulton se Federata Kroate e Futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Serbe e Futbollit janë të vetmet, të cilat janë gjobitur me shifra tre shifror. Tifozët më shembullorë në këtë Europian deri më tani janë tifozët e Francës, Spanjës dhe Sllovakisë.
Lista e plotë e Federatave dhe e gjobave:
Kroacia: 220.875 Euro
Shqipëria: 171.375 Euro
Serbia: 166.625 Euro
Turqia: 95.125 Euro
Zvicra: 91.750 Euro
Rumania: 84.250 Euro
Hungaria: 82.250 Euro
Austria: 59.875 Euro
Polonia: 56.375 Euro
Sllovenia: 51.250 Euro
Gjeorgjia: 46.000 Euro
Italia: 30.000 Euro
Gjermania: 23.375 Euro
Ukraina: 23.000 Euro
Holanda: 20.500 Euro
Belgjika: 17.000 Euro
Rep.Çeke: 17.000 Euro
Anglia: 12.500 Euro
Danimarka: 10.000 Euro
Skocia: 9000 Euro
Portugali: 5.250 Euro
Franca: 0 Euro
Sllovakia: 0 Euro
Spanja: 0 Euro
sfidanti.al