Gjoba deri në 1 mln. euro në Formula 1

Rritja e gjobave për parakalime apo parkime të gabuara është një praktikë që ndiqet nga vendet me probleme të mëdha në qarkullim, ndërsa ata që shqetësohen janë njerëzit të cilët e pësojnë tek xhepat e tyre. Gjithsesi, nëse shërben që dhimbja e tyre të zbutet disi, po ju japim një lajm sensacional; FIA ka rritur gjobat ndaj pilotëve të Formula 1, nga 250 mijë deri në 1 milionë euro. Lewis Hamilton nuk është aspak dakort teksa shprehet:

“Do të dëshiroja të dija se cila mund të jetë shkelja që mund të justifikojë gjobën 1 milionë. Unë do t’i paguaja vetëm me një kusht…nëse shkojnë për një kauzë të drejtë”.

Edhe Leclerc e ka cilësuar si të tepruar vendimin duke theksuar se ka pilotë që fitojnë shumë pak dhe 1 milionë euro mund të jenë shumë për xhepat e tyre.

Kevin Magnussen e merr me humor teksa thekson:

“Leclerc mund të shesë orën për ta paguar por unë do të ikja me vrap, do të zhdukesha”.

Sfidanti.al