Mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti ka nënshkruar kontratë të re. Mbrojtësi qëndror ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2028.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se Federico Gatti ka rinovuar kontratën që e lidh atë me Juventusin deri më 30 qershor 2028. Fede, i blerë në janar 2022, iu bashkua skuadrës verën e kaluar dhe menjëherë arriti të pushtojë të gjithë. Karakteristikat e tij kryesore janë përkushtimi dhe përulësia: hap pas hapi, Gatti është bërë një lojtar që tashmë pas pak më shumë se një viti thelbësor për ekipin në fushë dhe për grupin jashtë fushës″, thuhet në njoftimin e Zonjës së Vjetër.
sfidanti.al