Napoli, De Laurentis kundër rebelëve; mendon t’u mbajë 25% të pagës

Pauza për ndeshjet e kombëtareve nuk ishte shumë e gjatë për të harruar cështjen e rebelimit të lojtarëve të Napolit pas ndeshjes me Salzburgun që refuzuan të shkonin në grumbullimin e kërkuar nga De Laurentis. Presidenti I Napolit është I vendosur të nisë një betejë ligjore dhe kërkon që t’u mbajë 25% të pagës bruto mujore futbollistëve që u rebeluan si ndëshkim për sjelljen e bërë pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve

Është një lloj grushti I hekurt ky I De Laurentis që fillimisht mendoi të’u mbaje 5% të pagës lojtarëve. Por Neni 11 pika 3 I kontratës kolektive thotë: ‘Gjoba është një penalitet kontraktual dhe vendoset në varësi të shkallësi të sjelljes jo të përshtatshme dhe nuk mund të kalojë 25% të pagës mujotre bruto. Gjoba, nëse do të ketë edhe thyerje të tjera të rregullave në të njëjtin muaj nuk mund të kalojë 50% të pagës mujore fikse bruto’.

Është pikërisht ky nen tek I cili do të bazohet Napoli për të sanksionuar futbollistët e tij, që gjithsesi nuk do të gjobiten me të njëjtën masë. Ata që kanë përgjegjësinë më të madhe në rebelim do të penalizohen më shumë. Në fund klubi napoletan do të mund të arkëtoje (apo kursejë, varet nga këndvështrimi), rreth 2.5 milionë Euro nga këto gjoba. Në të gjithë këtë histori te Napoli është dikush që kërkon të bëjë ndërmjetësin duke nisur nga Anceloti te Xhuntoli, ndërkohë që Alan I kërkoi ndjesë Edoardo De Laurentis për zënkën në dhomat e zhveshjes.

Sfidanti.al