Rikthimi I Mister Li: I dashur Milan, ja ku jam sërish! Jam gati të të ndihmoj

‘Do te kisha shumë për të thënë, por tani dua të them vetëm ‘pac fat’ Milanit për ndeshjen me Napolin-kjo ishte fjala e Mr.Li, ish pronari misterioz kinez I Milanit që prej një viti e gjysmë është zhdukur nga radarët oasi u detyrua të shesë klubin kuqezi te Fondi Elliot.

Prej pak ditës Mr.Li ka krijuar një profil në rrjetin social Tëitter ku u pëpoq të japë versionin e tij të fakteve të asaj cfarë ndodhi, ndërkohë që kërkoi të komunikojë edhe me tifozët. Duke deklaruar se është tifoz I Milanit përjertë, Jonghong Li foli për atë cfarë ndodhi. ‘Nuk u largova nga Milani. Nëse do të kem mundësinë për të ndihmuar Milanin, do ta bëj-shkruante Mr.L-Kisha plane të qarta për të ardhmen, por u prishën dhe në mënyrë të papritur nuk isha më pronar I Milanit tim të dashur. Ku m’u dha mundësia për të dhënë mbështetjen time financiare për kuqezinjyë, isha shumë I lumtur për këtë. Por jo si një investitor që është në kërkim tëfitimeve të shpejta, por si një tifoz në pozicionin e tij për të ndihmuar klubin e zemrës’.

Ndërkaq në një postim tjetër në Tëitter, Mr.Li iu përgjigj edhe pyetjes së një përdoruesi që I kërkoi një koment në lidhje me fjalët e Montolivos sipas të cilit shiriti I kapitenit iu hoq për t’ia dhënë Bonucit pasi kjo ishte dëshira e pronarit të asaj kohë.

‘Kontrollova me David Han Li. Kjo nuk është aspak e vërtetë-tha Mr.Li-Montolivo është padyshim një lojtar I shkëlqyer, por ky vendim për shiritin e kapitenit nuk u mor nga ne. Njerëzit shpesh na e vënë ne fajin për problemet e Milanit edhe për kërkesat që kanë, por nuk jemi vetëm ne përgjegjësit’.

Sfidanti.al