Aurelio De Laurentis hyn seriozisht në aksion përsa I pëket sanksionimit të futbollistëve të klubit që ai drejton. Kreu I Napolit thuajse të gjithë lojtarëve ka vendosur t’u aplikojë mbajtjen e 25% të pagës bruto mujore, ndërkohë që lojtarët ende nuk kanë marrë pagën e muajit tetor. Më keq nga të gjithë do ta pësojë braziliani Alan ndaj të cilit do të aplikohet masa e gjiobës me 50% të pagës mujore
Sipas të përditshmes La Gazzetta Dello Sport tashmë De Laurentiisi është drejtuar Kolegjit arbitrar duke bërë kërkesën për të ndëshkuar financiarisht lojtarët që u rebeluan për thirrjen në grumbullim pas sfidës me Salzburgun, me Alan që është në pozitat më delikate pasi ai kishte përplasje fizike me djalin e presidentit të Napolit, Edoardo De Laurentis
Me pak fjalë, Alan do të paguajë një gjobë prej 200 mijë Euro, ndërkohë që në total shifra që do të akumulohet nga ky penalitet është 2.5 milionë Euro. Vetëm një lojtar I shpëton krejtësisht ndëshkimit financiar është Kevin Malkuit që në momentin e revoltës nuk ishte në skuadër për shkak të një dëmtimi që e po e mban atë jashtë fushave të lojës prej disa javësh
Sfidanti.al