Barcelona fiton “El Klasikon” e koshit në Madrid ndaj Realit

Po flasim për kampionatin spanjoll në basketboll për meshkuj, Ligën Endesa siç njihet për shkak të sponsorit, dhe katalanasit ia dolën duke rregulluar jo pak llogaritë e këtij sezoni. Barcelona e trajnerit Jasikevicius triumfoi në Pallatin e Sportit në Madrid me shifrat 87-78, udhëhequr në periudhën e katërt nga Higins dhe Laprovitola. i pari ishte rezervë dhe shënoi 18 pikë, i dyti pati 19 pikë si titullar. Shkëlqyen edhe Mirotiç me 12 pikë dhe Veseli me 11, ndërsa tek Reali nuk pati vazhdimësinë që nevojitej, edhe pse Tavarez shënoi 18 pikë dhe Musa e Jabusele nga 14. Reali e Barcelona kanë nga 11 fitore e 3 humbje, por mund të arrihen nga Lenovo ose Baskonia.

Sfidanti.al