Shumë raste të tilla janë shfaqur në tenisin e femrave, aq sa shumëkush po habitet. Kur Martina Navratilova deklaroi se ishte diagnostikuar me kancer në gji dhe në fyt, menjëherë mendja shkoi tek lista e gjatë e lojtareve që kanë pasur probleme të tilla. Shumë prej tyre ia kanë dalë si Katalina Kastanjo, Françeska Skiavone, Nikolë Gibs, Viki Duval apo Alisa Klejbanova. Gjithsesi, të ndjerat Jana Novotna dhe Jelena Baltaça nuk mundën ta kalonin sëmundjen e tmerrshme. “Do të luftojë me të gjitha forcat e mia”, ishin fjalët e legjendës 66-vjeçare nga Çekosllovakia, që prej vitesh ka nënshtetësinë amerikane dhe që është një nga tenistet më të mira në histori me 18 Grand Sleme të fituara.
Sfidanti.al