Shkriniar nuk rinovon dhe Brozoviç dëmtohet, si ia bën Interi ndaj Napolit!

Situata nuk është nga më të mirat, dhe statistikat janë që janari ka qenë shpesh një muaj i ndërlikuar për zikaltërit. Interi shkon drejt ndeshjes së nesërme ndaj Napolit në Serinë A me dy lajme aspak të mira. i pari është që Marcelo Brozoviç është dëmtuar dhe do të mungojë 2 javë, pra nuk ka Napoli për të. Në mesfushë janë në dispozicion Çalhanoglu, Barela dhe Mkitarian, ndërsa Kristjan Asllani gjithmonë “thërret” “jam gati”. Problemi i dytë ka të bëjë me mungesën e rinovimit nga ana e Milan Shkriniarit. Mbrojtësi i qendrës nga Sllovania ende nuk ka pranuar kushtet e klubit, por sidoqoftë do të jetë në fushë dhe madje si kapiten. Gjithsesi, kjo situatë nuk qetëson as ekipin dhe as tifozët.

Sfidanti.al