Çmenduri e Çelsit, 127 milionë euro për Enzo Fernandezin; shpenzimet janë 550 milionë në 6 muaj!

As Paris SG, as Mançester Siti, as Al Nasri, Reali e Barcelona, jo e jo! Askush nuk i ka bërë çmenduritë e Çelsit kohët e fundit, me pronarin amerikan Tod Boehli që po investon në mënyrë çmeritëse për të krijuar një skuadër të fortë. Edhe pse deri tani nuk ka sukses, dhe Çelsi ka zhgënjyer në Premier Ligë, sërish shpenzimet nuk ndalen. i fundit ishte 127 milionë euro për kartonin e Enzo Martinezit të Benfikës, yllit të Argjentinës që doli kampion i botës në Katar dhe fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë. Boehli kaloi edhe klauzolën e transferimit që lojtari e kishte 120 milionë euro. Në total, në vetëm 6 muaj, Çelsi ka nxjerrë nga llogaritë bankare plot 550 milionë euro, ndonëse nuk dihet nëse kjo do t’i mjaftojë për t’u kualifikuar në Champions.

Sfidanti.al