Reali fiton një tjetër El Klasiko të koshit ndaj Barcelonës

Kishte vlerë vetëm për renditjen e kampionatit spanjoll (Liga Endesa, për arsye sponsorizimi) dhe madrilenët ia dolën në shtëpi, edhe pse u desh koha shtesë. Përfundoi 91-86 një El Klasiko shumë i fortë i basketbollit në Pallatin e Sporteve në Madrid, ku vendasit u udhëhoqën nga argjentinasi Gabriel Dek me 23 pikë e 7 topa në tabela, si dhe Sergio Jul (Llull) me 19 pikë. Barcelona kryesoi gjatë gjithë kohës dhe ishte mirë në mbrojtje, por në fund diferencën e bëri energjia e Dekut. Sartoranski pati 12 pikë, 4 topa në tabela e 7 asistë për katalanasit, Mirotiç 17 pikë, Veseli 12 dhe Kaliniç 12 pikë, 4 topa në tabela e 7 asistë.

Sfidanti.al