Siti nuk bind me lojë, por rëndësi ka që u kualifikua në Kupë!

Mediat angleze shkruajnë se skuadra e Pep Guardiolës pa dyshim që di të luajë më mirë dhe mund të luajë më mirë. Mançester Siti nuk e pati të lehtë të fitonte ndaj Arsenalit në “Etihad”, për të arritur raundin e pestë të Kupës së Anglisë. Gjithsesi, në një situatë të tillë, Guardiola kërkon që së pari ekipi i tij të fitojë në fushë, të ketë sërish vetëbesimin e zakonshëm, në një kohë që Arsenali kryeson Premier Ligën. Të dy ekipet kishin bërë ndryshime, por Siti pati De Brujnen, Halandin, Mahrezin apo Rodrin, ndërsa londinezët kishin Gabrielin, Xhakën, Sakanë dhe Nketiahn. Natan Ejk shënoi golin e vetëm të ndeshjes në 64’.

Sfidanti.al