Çfarë do të ndodhë pas fjalëve të trajnerit për Kristiano Ronaldon?!

Rudi Garsia ndoshta nuk e kishte aspak ndërmend që ta kritikonte dhe ato që ai tha mund të merren edhe thjesht si një analizë e ndeshjes. Gjithsesi, trajneri i Al Nasrit u shpreh me disa fjalë që janë edhe një lloj ankese apo qortimi ndaj Kristiano Ronaldos. “Ndeshja ndryshoi kur Ronaldo humbi rastin e pastër për të shënuar”, – mësohet të jetë shprehur tekniku francez, ndërsa Al Nasri u mund 1-3 në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite nga Al Itihadi. Ronaldo nuk shënoi dot për të dytën ndeshje radhazi e ndoshta nuk do t’i kenë pëlqyer këto fjalë.

Sfidanti.al