Sërish tronditje tek Reali, Alaba pëson një tjetër dëmtim!

Do të duhen ende vizita mjekësore për të përcaktuar plotësisht shkallën e lëndimit, por duket se austriaku ka një problem muskulor. David Alaba ka qenë i dëmtuar që në fillim të vitit duke mos u bashkuar me Realin e Madridit, por ende nuk është grumbulluar me skuadrën. Ishte në plan për të qenë në ekip për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Atletikos, por sërish ndjeu shqetësime, të cilat nuk e lejuan të luante as në Superkupën e Spanjës. Problem i madh për Ançelotin sepse në derbi pësoi dëmtim edhe Ferlan Mendi.

Sfidanti.al