Martineli rinovon kontratën me 4 vjet tek Arsenali!

Trajneri i tij, Mikel Arteta, e cilëson si pjesë të një treshjeje të madhe, që po e krahasojnë me repartet e mëdha të sulmit të këtij shekulli. Gabriel Martineli, braziliani i ri i sulmit, ra dakord për të rinovuar kontratën me Arsenalin edhe për 4 vjet të tjera, duke i premtuar besnikëri klubit londinez. Futbollisti është 21 vjeç dhe ka luajtur 26 herë këtë sezon në të gjitha konkurrimet, duke shënuar 7 gola.

Sfidanti.al