E bëri me kokën e vet apo i thanë nga lart? Kjo Egnatia befason në fushë, por befason edhe më shumë me “lojën” me stolin…ka shkarkuar edhe trajnerin Shpëtim Duro. Egnatia mund të jetë debutuese në Superligë, por kur largon tgrajnerët sillet sikur është e vjetër dhe i di mirë “rregullat” e Superligës. Largimi i Duros ka qënë shumë enigmatik, por edhe “nikoqir” në frazat e deklaratës..kur me dy fjali ka flakur nga stoli njërin nga trajnerët më të mirë të këtyre viteve të fundit.
Po cila është arsyeja? Gjasme thuhet për rezultate jo të mira, kur në 12 ndeshje janë 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Ju duken shumë 3 humbje ? Po të ishin shumë edhe Partizani do ta kishte fluturuar nga stoli trajnerin Kolela vetëm për ato që kanë ndodhur në javët e fundit? Po ku fle lepuri në Rrogozhinën me top? Çfarë ndodhi me Shpëtim Duron, tamam si me porosi nga lart, në ditën që do të konkurronte për postin e trajnerit më të mirë të vendit, në ceremoninë-gala ose ( tralala) të FSHF-së?
Mos vallë Duro ka rebeluar ndaj “zotave” të klubit, që ekipi të mos tollovitej teknikisht dhe moralisht në ndeshjen e fundit, ku morrën një humbje të tipit ..harakiri! Fakti që klubi thotë se “ Duro nuk do të jetë më trajner dhe ata e falenderojnë për punën e bërë dhe i urojnë suksese”, do të thotë se edhe një trajner i vjetër, akoma nuk i ka mësuar të plotë “leksionet” për të cilin po lodhen prej vitesh ..presidentët tanë.
Sfidanti.al