Saktësimi i Galtiesë: Kilian Mbape mbetet vetëm zv. kapiten!

Në ndeshjen ndaj Lensit, ylli 23-vjeçar pati shiritin dhe mediat gjykuan se ai ishte zgjedhur për të qenë udhëheqësi. Gjithsesi, nuk është kështu, pasi Kilian Mbape nuk është ende kapiteni i Paris SG. Trajneri Kristof Galtie deklaron se ai ishte një rast i veçantë dhe se Mbape do të jetë zv. kapiteni i PSG-së. “Ndaj Lensit nuk e pata Markinjosin që ishte në stol, – tha ai, – Kimpemben dhe Verratin nuk i kisha fare, dhe vendosa për Kilianin sepse është njëri nga zv. kapitenët. Nuk është kapiteni i dytë, ishte një shprehje e gabuar e imja”. Tek PSG-ja ka një hierarki të caktuar, ku p.sh. Sergio Ramos është më lart sesa Nejmari, ndërsa nuk duhet që Mesi do të ketë shanse të ketë shiritin.

Sfidanti.al