Entoni Dejvis ka marrë përsipër detyrën e pikëve, Lebron Xhejms më shumë atë të asistëve, dhe që të dy atë të topave në tabela. Los Anxhelos Lejkërsat u dukën sërish të plotë, në ndeshjen e katërt finale të Konferencës Perëndimore, duke mundur me vështirësi Denverin114-108, e duke qenë vetëm një hap larg finales së madhe
Ishte Dejvisi heroi i Lejkërsave, Lebroni këtë herë duartrokiti!
Këto janë fitore që të shtyjnë drejt titullit kampion. Los Anxhelos Lejkërs kaloi një mbrëmje të vështirë në ndeshjen e dytë finale të Konferencës Perëndimore në NBA, por u desh veprimi i fundit i njërit prej yjeve kryesorë, që gjithçka të përfundonte me sukses. Entoni Dejvis shënoi një kosh tripikësh pikërisht ndërsa po binte sirena
Dyshja Lebron-Dejvis rikthen në NBA epokën e 60 viteve më parë!
Nuk mund të thuhet se “Mbreti i basketbollit” po luan sezonin e tij më të mirë përsa i përket statistikave, edhe pse nuk është aspak keq, përkundrazi. Lebron Xhejmsi është më poshtë se kohët e tij më të mira, apo se Majkëll Xhordani, por së bashku me Entoni Dejvisin, krijon një “paketë” që po dominon
Lebroni ndjek Antetokumbon dhe kualifikohet, por heroi numër 1 ishte Entoni Dejvisi!
Për momentin topi mund të rrotullohet e të shënohen koshat. Ashtu siç premtuan, basketbollistët e NBA-së u kthyen në parket për ndeshjen e plej ofit, ndërsa një sy mbahet gjithnjë nga fushata kundër racizmit e kundër sjelljes së herë pas hershme të policisë amerikane. Menjëherë, sfidat ishin të yjeve më të mëdhenj dhe ata i
Dejvis, Lebron dhe 7 të tjerë, ja Lejkërsat që duan titullin në NBA!
Ndaj Jutës në ndeshjen e radhës ishte pikërisht kjo formulë. Ndërsa “Mbreti Xhejms” duket ende jo plotësisht i dalë nga pushinet e pandemisë, Los Anxhelos Lejkërsat po udhëhiqen nga Entoni Dejvis, Kundër Juta Xhazit, lojtari qendër shënoi 42 pikë e kapi 12 topa në tabela, duke ndihmuar në fitoren 116-108, fitore që i dha matematikisht
Alfonso Dejvisi, djali i vuajtur i Afrikës, sot yll dhe “klloun” tek Bajerni!
Një nga analistët e njohur të mediave gjermane, Raimund Hinko i “Bildit”, ia kushtoi një koment të tij pikërisht talentit të tij të ardhur nga Kanadaja. Nën siglën e njohur “Bajerni im” (Meine Bayern), Hinko përzgjodhi Alfonso Dejvisin si personazhin e krijimit të tij të fundit, duke treguar sesi ai lindi në Afrikë, jetoi në
“Kullat Binjake” të Lejkërsave mjaftojnë ndaj Filadelfias!
Nuk janë saktësisht e njëjta gjë si dyshja e dikurshme e San Antonios, Dejvid Robinson-Tim Dankën, por gjithsesi i afrohen. Entoni Dejvis dhe Lebron Xhejms kanë krijuar një partneritet fitues tek Lejkërsat dhe këtë e tregon klasifikimi i Konferencës Perëndimore, e tregoi edhe ndeshja ndaj Filadelfias. Këtë herë ishte Dejvisi që udhëhoqi, të paktën për
Entoni Dejvis me mllef ndaj ish-ekipit, ylli i Lejkërsave shkatërron Nju Orlinsin me 46 pikë!
Nuk është e qartë nëse e ka si hakmarrje, apo thjesht bën detyrën. Entoni Dejvis po tregohet i pamëshirshëm nga ish-ekipit të tij, Nju Orlinsit, këtë sezon të NBA-së, ndërsa ndihmoi Lejkërsat që të arrinin një tjetër fitore. Suksesi i katërt radhazi i skuadrës nga Kalifornia u bë i mundur falë 46 pikëve të lojtarit
Alfonso Dejvis, djaloshi nga Edmondtoni që u bë yll tek Bajerni!
Në Gjermani thuhet me dashamirësi se askush nuk mund ta driblojë atë, madje as trajneri Hansi Flik. Pra, as tekniku i Bajernit nuk mund ta ulë në stol Alfonso Dejvisin, djaloshin 19-vjeçar që erdhi nga Kanadaja dhe u bë yll në “Alianc Arena”. Para një viti thuajse askush nuk e njihte Dejvisin në Gjermani, dhe
Njëlloj si Lebroni dhe Brajanti, Entoni Dejvis “thotë” 50 për Lejkërsat
Ishte e qartë se këtë kërkonte Mexhik Xhonsoni kur u përpoq që ta merrte që në janar. Nuk ia arriti, dhe dha dorëheqjen, por Entoni Dejvisi mbërriti në Los Anxhelos dhe krijoi “Hollivudin” e basketbollit së bashku me Lebron Xhejmsin. Spektakli arriti kulmin kur ish-qendra e Nju Orlinsit shënoi 50 pikë në fitoren e Lejkërsave