Dyshja Lebron-Dejvis rikthen në NBA epokën e 60 viteve më parë!

Nuk mund të thuhet se “Mbreti i basketbollit” po luan sezonin e tij më të mirë përsa i përket statistikave, edhe pse nuk është aspak keq, përkundrazi. Lebron Xhejmsi është më poshtë se kohët e tij më të mira, apo se Majkëll Xhordani, por së bashku me Entoni Dejvisin, krijon një “paketë” që po dominon plej ofin në NBA. Statistikat thonë se të dy së bashku kanë 542 pikë për Lejkërsat në 10 ndeshjet e para të plej ofit, 212 topa në tabela e 129 asiste. Diçka që e kanë bërë vetëm dyshet e dikurshme Oskar Robertson-Xhek Tuimën në 1961 dhe Elgin Bejlër-Xherri Uest në 1962. Gjithsesi, fiksimi i Lebronit është që ta ngjisë ekipin e tij, Lejkërs, në finalen e madhe të NBA-së, dhe pastaj të synojë titullin kampion, diçka që e do me gjithë shpirt, dhe që në të kaluarën me kalifornianët e kanë bërë të tillë si Xhabari, Mexhik Xhonsoni, Kobi Brajanti apo Shakill O’Nilli.

Sfidanti.al