Dita ishte e rëndësishme sepse një mesfushor i një niveli të tillë mbërriti në “Kamp Nou”, veçse ai zgjodhi të fliste jo për vete, por për dikë tjetër. Ky “dikë” ishte vetë Lionel Mesi, që u bë qendër e bisedës së Miralem Pjaniçit, në konferencën e prezantimit të tij si lojtar i Barcelonës. “Është një lajm i madh që ai do të luajë këtu, – tha boshnjaku, – për mua është shumë e rëndësishme që do të jem krah tij në skuadër. Do të kishte qenë e çuditshme nëse nuk do ta kisha gjetur këtu, pasi vendi i Mesit është tek Barcelona”. Pjaniç mbërriti nga Juventusi, ndërsa në Torino shkoi Artur Melo, dhe regjisori nga Bosnjë-Hercegovina shpreson të ketë sukses në Champions, diçka që nuk e bëri dot në Itali.
Sfidanti.al