E vlerësojnë si një “ndryshues të lojës”, si njeri që kalon ekuilibrin në favor të skuadrës së tij, edhe pse disa të tjerë thonë se nuk do të kishte mundur të luante në formacionin e Liverpulit. Gjithsesi, një si Timo Verner, duket se i ka dhënë Çelsit shpejtësinë dhe fuqinë në sulm që i mungonte prej vitesh. Debutimi i gjermanit në Premier Ligë ishte shumë i mirë dhe gazetari Martin Samuel shkruan se me gjasë, disfata për ta marrë ka bërë që Jurgen Klopi të jetë bërë me nerva ndaj Çelsit. “Lampardi luajti në krah të Drogbasë dhe nuk është çudi që deshi Vernerin, – u shpreh gazetari, – prej kohësh Çelsi nuk kishte sulmues të tillë, edhe pse Diego Kosta ishte shumë i mirë, por edhe problematik. Ndoshta Klopi, duke e njohur mirë Vernerin, e kishte përparësi, por nuk ia doli, dhe për këtë arsye mund të jetë nxehur me Lampardin”.
Sfidanti.al