Xheko apo Suarez? Juventusi në alarm për sulmuesin që i mungon!

Nuk mund të ketë disa objektiva njëkohësisht sepse mund të mos arrish asnjë, veçse në Torino nuk kanë rrugë tjetër. Edhe një klub si Juventusi nuk mund të mendojë për blerje të fuqishme si Mbape apo Nejmar, por për lojtarë që ose largohen nga klubet e tyre si Suarezi, ose për dikë që mund t’ia marrin një klubi më të vogël si Xheko i Romës. Gjithsesi, edhe për këta është tepër e vështirë, siç po duket këto ditë. Suarezi duket se ka dëshirë të qendrojë tek Barcelona tani që Mesi nuk u largua, edhe pse kjo do të thotë luftë me klubin. Xheko është dakord, por Roma kërkon zëvendësues, dhe derisa ta gjejë, nuk do ta lëshojë. Polaku Milik i Napolit mësohet se ka thënë “JO”. Ditët kalojnë dhe sezoni i ri afrohet, ndaj tek Juventusi janë bërë disi nervozë.

Sfidanti.al