Është normale që një ish-president, sidomos një personalitet i tillë, mund të bëjë kritika. Gjithsesi, është e rëndë kur fjalët “piranja të etur për para” dalin nga goja e dikujt, qoftë ky edhe legjenda Uli Hënes. Sipas informacioneve të tabloidit “Bild”, drejtuesit e Bajernit janë alarmuar shumë pas akuzave të Hënesit për David Alabën dhe agjentin e tij. “Padyshim që kjo prish shumë punë, – thotë “Bildi” se ishte përgjigja konfidenciale nga bavarezët, – drejtuesit e Bajernit vunë duart në kokë”. Babai i Alabës, i ofenduar rëndë, iu përgjigj ashpër Hënesit dhe duket e vështirë që të ketë bisedime të frytshme në një klimë të tillë. Alaba duket se kërkon rrogë më të lartë, ndërsa edhe mund të largohet nga Bundesliga, ndërsa Rumenige e Salihamixhiç, padyshim edhe trajneri Hansi Flik, shpresojnë që ta bindin mbrojtësin austriak që të qendrojë.
Sfidanti.al