Ishte e qartë se këtë kërkonte Mexhik Xhonsoni kur u përpoq që ta merrte që në janar. Nuk ia arriti, dhe dha dorëheqjen, por Entoni Dejvisi mbërriti në Los Anxhelos dhe krijoi “Hollivudin” e basketbollit së bashku me Lebron Xhejmsin. Spektakli arriti kulmin kur ish-qendra e Nju Orlinsit shënoi 50 pikë në fitoren e Lejkërsave ndaj Minesotës 142-125. Në këtë mënyrë, ai barazoi Lebronin dhe Kobi Brajantit si lojtarët e vetëm të kësaj skuadre që shënojnë 50 pikë në një ndeshje gjatë dekadës së fundit. Dejvis shtoi edhe 7 topa në tabela dhe 6 asistë.
Xhejms realizoi 32 pikë e shërbeu 13 asistë, dhe Lejkërsat arritën shifrat 21 fitore e 3 humbje, paraqitja më e mirë në NBA këtë sezon. Nuk dihet nëse kjo dyshe do të mjaftojë për titullin, pasi në garë janë edhe Miluoki e Los Anxhelos Klipersat, sa për të thënë dy rivalë, por e qartë është se në “Stejpëlls Sentër” është kthyer epoka e klasit të lartë, si dikur me Uilt Çembërlenin, Karim Abdyl Xhabarin apo Mexhik Xhonsonin.
Sfidanti.al