Cështja Valbuena; Gjykata Supreme Franceze hedh poshtë apelin e Benzemasë

Karim Benzema humbet betejën ligjore në Gjykatën Supreme në Francë për cështjen Valbuena. Sulmuesi I Realit të madridit që nga 2015 po jeton makthin e akuzave të ngritura të tij për përfshirje në një tentativë shantazhoi ndaj ish shokut të tij të skuadrës te përfaqësuesja franceze, Mathjë Valbuena për një video erotike. Gjykatësit e instancës më të lartë gjyqësor theksuan se hetuesit nuk I kaluan limitet ligjore për të siguruar provat e përfshirjes së futbollistit sic pretentonte ky I fundit.

Kjo do të thotë se të gjitha provat e paraqitura konsiderohen të vlefshme dhe që mund të detyrojnë Benzemanë që të ulet në bankën e të akuzuarit në process gjyqësor. Ndërkohë në cështjen Valbuena, ka edhe 5 të pandehur të tjerë mes të  cilëve janë edhe Karim Zenati, miku I fëmijërisë së Benzemasë dhe ish futbollisti Xhibril Sise’.

E gjithë kjo histori nisi në 8 qershor kur Valbuena denoncoi se e kontaktuan në telefon për t’I bërë të ditur ekzistencën e një videoje me përmbajtje seksuale ku ai ishte protagonist duke e kërcënuar me publikim të saj. Sipas raportit të organit të akuzës, autorët e shantazhit iu drejtuan fillimisht Sisesë që të bindë Valbuenën që të paguajë, por ai nuk pati sukses, më pas caktuan Zenatin që të përfshinte Benzemanë si ndërmjetës. Benzema dhe Valbuena floën për këtë cështje gjatë një periudhe grumbullimi me Francën me sulmuesin që e këshilloi atë të paguajë që sipas tij  do të bënte që të evitoheshin problemet.

Benzema bëri apelimin e parë në Gjykatën e Apelit në Paris, por kjo e fundit e hodhi poshtë në nëntor të 2018, megjithatë futbollisti nuk u dorëzua dhe iu drejtua Gjykatës Supreme, por edhe kjo e refuzoi. Me këtë vendim të fundit, reduktohen ndjeshëm shanset e Benzemasë  për të veshur sërish fanelën e përfaqësuese franceze, sidomos nëse në krye të Federatës Franceze të Futbollit qëndron Noel Lë Gre që muajin e kaluar theksoi se karriera e Benzemasë me Francën është mbyllur përfundimisht. Por Benzema iu përgjigj se ishte ai vetë që ka të drejtën për të vendosur që t’I japë fund apo jo karrierës me kombëtaren dhe të mos ndërhyjë në zgjedhjet e trajnerit të Bluve

Sfidanti.al