Në Gjermani thuhet me dashamirësi se askush nuk mund ta driblojë atë, madje as trajneri Hansi Flik. Pra, as tekniku i Bajernit nuk mund ta ulë në stol Alfonso Dejvisin, djaloshin 19-vjeçar që erdhi nga Kanadaja dhe u bë yll në “Alianc Arena”. Para një viti thuajse askush nuk e njihte Dejvisin në Gjermani, dhe afrimi i tij nga bavarezët u quajt një ngjarje shumë e vogël për të qenë e rëndësishme. Ka kaluar pak kohë dhe historia ka ndryshuar. Dejvis është cilësuar si lojtari me ndryshimin më të madh, dhe zbulimi i sezonit, duke luajtur mjaft herë e duke shënuar gol ndaj Maincit në Bundesligë.
“Jam i lumtur sesi po shkojnë gjërat këtë moment, – shprehet mbrojtësi për gazetën kanadeze “Dielli i Edmondtonit” (“Edmondton Sun”), – kur isha i vogël mendoja vetëm për sulmin, ndërsa tani detyrohem të mendoj vetëm për sulmin. Shpresoj të jem sërish në sulm, por më pëlqen të luaj në çdo pozicion. Dua të jem mirë me shëndet, të mos dëmtohem”. Dejvisi thotë se po mëson shumë nga shokët në skuadër, pasi “disa prej tyre janë kampionë bote, disa janë fitues Championsi, ndërsa unë që jam një djalë nga Edmondtoni dua vetëm të marr sa më shumë përvojë që të jetë e mundur”.
Sfidanti.al