Ka qenë një nga “të palodhshmit” për katalanasit. Portieri i Mark Andre Ter Shtegen nuk ka humbur thuajse asnjë minutë këtë sezon, por duket se tani diçka “ia ka mbledhur”. Numri 1 i Barcelonës ka probleme në gju dhe u fol se do të operohej. Një fjalë goje, por nëse kjo ndodh, atëherë Ter Shtegeni rrezikon mjaft gjatë sezonit për Barçën, dhe sidomos rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2020. Kjo bëri që portieri të vendosë të mos operohet, por të kurohet ndryshe. Nëse do të shkonte në sallën e spitalit, ai do të mungonte të paktën 4 javë, gjë që cilësohej shumë. Por, problem është edhe nëse operohet pas Europianit, pasi në këtë mënyrë do të humbiste fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm me Barcelonën. Ter Shtegeni është vërtet në hall, por duhet të zgjedhë, ose ndoshta dëmtimi në gju mund të kalojë pa pasur nevojë për kirurgun.
Sfidanti.al