Viti 2020 nisi me një goditje për Mario Balotelin. Sulmuesi I Breshias u bë protagonist I një aksidenti rrugor teksa kthehej në shtëpi pas festës së Vitit të Ri. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘Corriere Della Sera’, Balotelli fillimisht u ngjit mbi trotuar dhe më pas I ra kangjellave të një banese private me makinën e tij.
Për futbollistin aksidenti nuk pati pasoja që e la makinën në rrugë duke shkuar për të fjetur. Në mëngjesin e së mërkurës ai e largoi makinën e tij Fiat 500 Abath që kishte pësuar dëme serioze në pjesën e përparme të saj.
Sfidanti.al