Pavarësisht sezonit të vështirë që përjetoi me Uilliams, Robert Kubica do të jetë pjesë e Botërorit të Formula 1 edhe në vitin 2020. Nuk do të jetë pilot zyrtar, por do të mbulojë rolin e pilotit të tretë dhe të testeve të Alfa Romeos përkrah Kimi Raikonen dhe Xhovinaci. Lajmi u zyrtarizua pikërisht ditën e Vitit të Ri së bashku me atë të sponsorit të ri, kompanisë polake në sektorin e naftës, PKN Orlen, që erdhi nga vetë Kubica.
‘Jam vërtet shumë I lumtur që të nis këtë kapitull të ri në karrierën time teksa I bashkohem Alfa Romeo Racing Orlen-tha Kubica-Kjo skuadër zë një vend special në zemrën time dhe jam I lumtur që këtu shoh akoma persona me të cilët kam punuar në Hinuil(selia e Sauber nga ku rilindi Alfa). Koha dhe rrethanat janë padyshim të ndryshme, por unë jam I bindur se do të gjej të njëjtën vendosmëri, të njëjtë uri për t’ia dalë mbanë. Mezi po pres që të ndihmoj Alfa Romeo racing Orlen që të bëjë hapin tjetër përpara’.
Sfidanti.al