Asani rikthehet te goli

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është rikthyer te goli në kampionatin e Koresë së Jugut. Në minutën e 14-të të sfidës, ai gjeti golin e avantazhit për Guangju në transfertën me Jeonbuk. Festa nuk iu zgjati shumë për shkak se Kompanjo riktheu baraspeshën në të 21-ën. Asani nuk shënonte gol prej 27 nëntorit me

Vazhdoni leximin →

Jasir Asani “larg” Gwangju

Vetëm pak ditë më pare, “sallaksi” i kombëtares tone, Jasir Asani deklaroi se kishte mbyllur sezonin pas një dëmtimi që mori, duke mos qenë në dispozicion të skuadrës javën e fundit të kampionatit. Megjithatë mediat ishin të sigurta se ai mesazh ishte një sinjal lamtumire, me Asanin që e kishte mbyllur aventurën tek skuadra koreane.

Vazhdoni leximin →

Asani shpërthen në Champions

Duket se Champions League e Azisë është kthyer në kompeticionin e preferuar të Jasir Asanit. Anësori i sulmit kuqezi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në këtë kompeticion. Asani ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën e tij Guangju në sfidën e sotme kundër kinezëve të Shanghai Shenhua (aktualisht ndeshja po luhet dhe rezultati është 1-0),

Vazhdoni leximin →

Asani shkëlqen në Korenë e Jugut

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani po kalon një moment të artë në karrierë. 29-vjeçari ka shënuar 2 gola brenda 3 minutave në sfidën që skuadra e tij Guangju po luan kundër Johor DT në Ligën e kampioneve të Azisë. Duket se ky kompeticion është i preferuari i Asanit, pasi anësori ka shënuar deri më

Vazhdoni leximin →

Asani sërish protagonist në Kore

Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të.

Vazhdoni leximin →

Asani shkëlqen në Champions

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani ka shkëlqyer në debutimin e tij me skuadrën e Gwangjusë në Ligën e Kampioneve të Azisë. Asani ka shënuar 3 gola në suksesin 7-3 të skuadrës së tij përballë japonezëve të Yokohomas. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të

Vazhdoni leximin →